×
  • Sport
  • Sport

    Kina do të gjobit të gjitha shtetet që do të bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 18:26

    Kina ka njoftuar se do të gjobisë të gjitha shtetet të cilat do të bojkotojnë Lojërat Olimpike Dimërore.

    Lojërat Olimpike Dimërore do të mbahen në Pekin dhe shumë vende pritet të mos marrin pjesë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar të parat se do të bojkotojnë këto gara, kurse pas saj njëjtë kanë vazhduar edhe Australija, Kanada dhe Britania e Madhe.

    Arsyeja e bojkotit është gjenocidi që po i bëhet njerëzve të grupeve pakicë ujgure.

    Ministri i punëve të jashtme të Kinës, Ëang Ëenbin, ka thënë se gjitha shtetet që nuk do të marrin pjesë do të gjobiten.

    “Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia kanë përdorur platformën e Lojërave Olimpike për manipulime politike”, është shprehur ai.

    Vlenë të cekët që Lojërat Olimpike i ka pezulluar edhe Zelanda e Re, mirëpo kjo e fundit jo për arsye politike po për shkak të pandemisë./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!