×
  • Sport
  • Sport

    Kina nuk transmeton ndeshjen Arsenal – Man City, shkak komentet e Ozil për trajtimin ndaj myslimanëve

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 15:31

    Televizioni shtetëror i Kinës CCTV e ka larguar nga programi i saj transmetues, ndeshjen e së dielës Arsenal-Manchester City .


    Siç raportojnë mediat e huaja, kjo ndodhi pas komenteve të bëra nga mesfushori i Gunners Mesut Ozil.

    Ozil postoi në mediat sociale në lidhje me trajtimin e myslimanëve Ujgurë në Kinë.

    Arsenali distancoi klubin nga pikëpamjet e gjermanit, duke thënë se ai ishte “gjithmonë apolitik si një organizatë”.

    Global Times përshkroi komentet e Ozil si “false” dhe pretendoi se ai kishte “zhgënjyer” autoritetet e futbollit.

    Për më tepër, Shoqata Kombëtare e Futbollit tha që komentet e Ozil ishin “të papranueshme” dhe se “kishin dëmtuar ndjenjat” e tifozëve kinezë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!