×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është agjenda e Kombëtares para lojës me Moldavinë

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 15:38

    “Dardanët” janë rikthyer në Prishtinë për të stërvitur sot para ndeshjes me moldavët, ndërsa nesër do të mbahen konferencat për shtyp dhe stërvitjet para ndeshjes së të mërkurës.


    Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Kombëtares para ndeshjes me Moldavinë, e cila do të zhvillohet të mërkurën, shkruan Gazeta Express.

    “Dardanët” mbrëmë e zhvilluan ndeshjen me Slloveninë në Ligën e Kombeve, ndërsa sot do t’ju kthehen stërvitjeve të lehta, duke filluar nga ora 17:30.

    Të martën, Kosova do ta zhvillojë edhe një seancë stërvitore nga ora 17:30, ndërsa konferenca për shtyp do të mbahet në orën 17:00.

    Sa i përket Kombëtares moldave, stërvitja e tyre do të mbahet në orën 19:00, ndërsa konferenca për shtyp paraprakisht, duke filluar nga ora 18:30.

    Kosova dhe Moldavia do të përballen në mes vete të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!