×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Kjo është arsyeja pse Haaland refuzoi Manchester United

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 21:31

    Erling Haaland është lojtari i cili çdo klub e ka ëndërr ta transferojë atë, përcjell Reporteri.net.

    Përveç klubit të Manchester City, klub ky për të cilin u raportua se sulmuesi norvegjez ka nënshkruar parakontratë me ta, gjatë të premtes u raportua se Haaland ka refuzuar Manchester United.

    Ylli norvegjez thuhet se ka hedhur poshtë mundësinë për të kaluar në “Old Trafford”.

    Ndërkaq, arsyeja se pse Haaland i ka refuzuar Djajtë e Kuq është se ylli norvegjez ka frikë se ata nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve, kompeticion ky shumë i rëndësishëm i futbollit.

    Sipas “Sport”, Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City besohet të jenë klubet favorite për transferimin e 21-vjeçarit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!