×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është çudia e radhës e Suarezit: Kërkon penallti pasi portieri preku topin me dorë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 10:26

    Luis Suarez e ka bërë një tjetër gjest që i la pa mend shumë njerëz. Këtë herë tepër qesharak dhe të pabesueshëm në Kupën e Amerikës.


    Në ndeshjen mes Uruguait dhe Kilit, sulmuesi i Barcelonës pati një mundësi të mirë në pjesën e parë për Uruguain, por goditja e tij nuk e gjeti as rrjetën e portës e as bashkëlojtarët e tij.

    Goditja e tij u mbrojt nga portieri kilian, Arias, i cili e dërgoi topin jashtë lojës, për një goditje nga këndi.

    Deri këtu, gjithçka shkoi normal.

    Por diçka qesharake dhe e çuditshme ndodhi kur Suarez kërkroi penallti kur Arias e mbrojti me dorë goditjen e tij.

    Të jemi të qartë: Arias ishte portier i Kilit dhe natyrisht ka të drejt të luajë me dorë në zonën e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!