×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është gjendja e portierit legjendar turk pasi u infektua me Koronavirus

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 11:56

    Më në fund, vijnë lajme të mira nga Turqia për gjendjen shendetësore të legjendës së kombëtares turke, Rustu Recber (i konsideruar më i miri në rolin e tij në vitin 2003), i cili u shtrua në spital disa ditë më parë i infektuar me Koronavirus.


    Sikurse kanë nioftuar shërbimet shëndetësore, që e kanë nën kujdes, 46-vjeçari ka nisur të përmirësohet dita-ditës, por sigurisht vazhdon të qëndrojë në izolim dhe nën mbukëqyrjen e rreptë të mjekëve.

    Pak ditë më pare, gjendje e tij ishte përkeqësuar, lajm të cilin e kishte shpërndarë për mediet vetë bashkëshortja e ish-portierit.

    Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.

    Rustu luajti vetëm shtatë herë me fanellën e Barçës në sezonin 2003-04. Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!