Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica, luajti për 73 minuta në disfatën 1:0 të klubit të tij në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.
Bayern Munichu arriti të sigurojë fitore me epërsi minimale 1:0 në ndeshjen kundër Werder Bremenit, e cila u zhvilluar sot në stadiumin “Allianz Arena” dhe ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të Bundesligës.
Skuadra e Niko Kovacit e dominoi plotësisht këtë ndeshje, aq sa as Milot Rashica, i cili i kishte shënuar 5 gola dhe i kishte asistuar dy të tjera në gjashtë ndeshjet paraprake, nuk arriti ta dëshmojë veten në 73 minutat që luajti.
Whoscored.com e vlerësoi Rashicën me notën 6.37, më të ulet se shtatë bashkëlojtarë të tij në Werder Bremenit. Kosovari e pati një goditje drejt portës gjatë kësaj ndeshjeje, dhe 75 për qind të pasimeve të tij ishin të sakta.
Ai e preku topin 25 herë këtë ndeshje, një më pak se edhe portieri i Bayernit Munichut, Sven Ulreich. Megjithatë, ai ishte lojtari i dytë me më së shumti driblime të kompletuara (2) në fushë, një më pak se Robert Lewandowski.
Edhe pse Rashica nuk arriti të shkëlqejë në këtë ndeshje po aq sa në ndeshjet paraprake, mungesa e tij ishte e vërejtshme pas minutës së 73-të, kur u zëvendësua, pasi vetëm dy minuta më vonë, Bayerni e shënoi golin e fitores.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.