×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është nota e Vedat Muriqit pasi që u paraqit 60 minuta në ndeshjen kundër Zenitit

    Reporteri
    04 Nëntor 2020 | 21:28

    Zenit dhe Lazio kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Grupit F në Ligën e Kampionëve.


    Për rusët, që morën pikën e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, golin e epërsisë e shënoi Aleksandr Erokhin, në minutën e 32’.

    Vedat Muriqi në këtë takim u paraqit për 59 minuta.

    Nga faqja prestigjioze e vlerësimeve “WhoScored”, Muriqi është vlerësuar me notën 6.5.

    Pikërisht, zëvendësuesi i Muriqit, Felipe Caicedo, shënoi për golin e barazimit për Lazion.

    Pas tri xhirove, Lazio numëron pesë pikë, ndërsa Zenit një pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!