Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.
Ndërkohë, tani ai ka avancuar shumë në renditjen e përgjithshme. Para ndeshjes ndaj Jenkins, Marku renditej nga portali i njohur “Boxrec” në vendin e 73-të në botë në kombinimin e të gjitha federatave sa i përket peshës welter.
Me këtë sukses ndaj uellsianit, i cili shihej si kundërshtari më i vështirë me të cilin Marku është ndeshur, ngjitja ka qenë e menjëhershme pasi tani ai është i 48-i në renditjen botërore për këtë peshë. /Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.