Të mërkurën në orën 16:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen finale kundër Bjellorusisë.
Me dy pikë më pak se rivali, ekipi i Rejës ka në lojë vetëm një rezultat: fitoren. Kjo, për faktin se kuqezinjtë duan vendin e parë dhe vetëm me triumfin mund të parakalohet Bjellorusia.
Kjo ndeshje, për vendin e parë, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Së pari, është kualifikimi për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve për këtë edicion.
Vendi i parë sjell edhe 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.
Vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta, me më tepër të ardhura etj.
Vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve evropiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.