Raheem Sterling do të largohej nga Manchester City vetëm për një skuadër, dhe ajo është Real Madrid.
Ylli anglez në dy sezonet e fundit ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në fanellën e Manchester Cityt, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë.
Dënimi i Manchester Cityt për mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy sezone, ka bërë që në medie të qarkullojnë zëra për largimin e Sterling.
Jo pak herë është përmendur një rikthim te Liverpool, por së fundi, është përfolur edhe Manchester United.
Por, është tani ‘Indepedent’ që shkruan se Raheem Sterling do të largohej nga Manchester City vetëm për skuadrën e Real Madrid, përcjell lajmi.net.
25 vjeçari Sterling është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015, dhe në 155 paraqitje ka shënuar 59 gola.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.