Stephanie Frappart do ta shkruaj historinë në Ligue 1 të Francës këtë fundjavë.
Ajo do të bëhet gruaja e parë që referon një ndeshje (të meshkujve) në Ligue 1 të Francës, shkruan Reporteri.net
Federata Franceze e Futbollit ka njoftuar se ndeshja në Ligue 1 të dielën mes Amiens dhe Strasbourg do të drejtohet nga Stephanie Frappart.
Kujtojmë që më parë, gjermanja Bibiana Steinhaus, u bë gjyqtarja e parë femër që mori përgjegjësinë për një ndeshje në ligat kryesore të Evropës, kur ajo referoi ndeshjen e Bundesligës midis Hertha Berlin dhe Ëerder Bremen në shtator 2017./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.