×
  • Sport
  • Sport

    Kjo ndodh rrallë, i njëjti lojtarë do të luajë dy herë kundër Milanit brenda një jave

    Reporteri
    19 Gusht 2022 | 18:28

    Mbrojtësi i ri i Atalantas, Brandon Soppy do të këtë një përvojë unike pasi që do të përballët dy herë më të njëjtin kundërshtar në ndeshje një pas një kur Milani do të udhëton tek “La Dea” këtë vikend

    Mbrojtësi 20 vjeçar i djathtë është zyrtarizuar për 10 milionë euro në total nga Udinese në Atalanta sot, duke qenë në kohë për t’u zgjedhur në formacionin e skuadrës së Gian Piero Gasperini për ndeshjen e dytë të sezonit.

    Atalanta fitoi me rezultat 2-0 në Sampdoria në ndeshjen e tyre të parë dhe ata do të shikojnë të marrin një rezultat pozitiv edhe kundër kampionëve në fuqi Milan.

    La Gazzetta dello Sport thekson se si tani Sopyy është në listën e lojtarëve të rrallë të cilët përballën me një kundërshtarë të njëjtë në dy ndeshje radhazi por me skuadra të ndryshme.

    Francezi luajti 90 minuta të plotë me Udinesen kundër Milanit, ku ai shkaktoi penallti pas një ndërhyrje të ashpër që bëri në zonë. Besohet se ai mund të startojë si rezervist në ndeshjen e tij të parë me Atalantan kundër Kuqezinjve të dielën./express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!