×
  • Sport
  • Sport

    Kjo nuk u pa në transmetim, trajneri i Wilder tregon arsyen se pse amerikani humbi kundër Furyt

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 10:18

    Fitorja e Tyson Furyt kundër Deontay Wilder me nokaut në rundin e 11-të bëri jehonë në gjithë botën.

    Përkundër që Fury u nokautua dy herë në rundin e 4-të, përsëri arriti të gjej forcën dhe të shënoj fitore historike kundër amerikanit, transmeton Reporteri.net.

    Disa ditë pas ndeshjes, trajneri i Wilder, Malik Scott ka treguar diçka në lidhje me ndeshjen që nuk ishte parë në ekranet televizive.

    “Ai theu dorën e tij, theu gishtin e tij derisa po jepte goditje”, u shprehë Scott.

    Kjo është hera e dytë Fury arrin ta mposhtë Wilderin. Kësaj radhe, Fury hyri në ring si kampion dhe arriti të mbroj titullin si Kampion i Botës për peshat e rënda.

    Deri më tani, janë zhvilluar tri ndeshje mes Furyt dhe Wilderi. Dy përfunduan me fitore të anglezit dhe një me barazim./Gazeta Online Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!