×
  • Sport
  • Sport

    Kjo vajzë po bën xhiron e botës: Ajo po konsiderohet si “makthi më i madh” i Ronaldos

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 11:49

    Një vajzë nga Maroku po bën xhiron e botës pas humbjes së Al-Nassr në “El Clasico” të Arabisë Saudite ndaj Al Hilalit.

    Shpresat për titull për Al-Nassr morën një ‘goditje’ të madhe pas humbjes që pësuan me rezultat të thellë 3-0 ndaj Al-Hilal, pasi tani janë shtatë pikë larg vendit të parë.

    Përndryshe kjo ishte humbja e parë për Al-Nassr në elitën e futbollit arab që nga gushti i këtij viti kur ata pësuan me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Al-Taawoun.

    Kjo vajzë u pa teksa po përcjellte nga stadiumi ndeshjen mes dy gjigantëve të futbollit arab dhe kjo nuk ishte hera e parë që ajo ndjekë Cristiano Ronaldon.

    Ajo ishte bërë virale në vitin 2022 kur Maroku eliminoi Portugalinë nga Kupa e Botës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!