×
  • Sport
  • Sport

    Kloop nuk heq dorë nga ylli i Barcelonës

    Reporteri
    30 Maj 2020 | 18:22

    Ousmane Dembélé ka qenë gjithmonë një futbollist i simpatizuar nga Jürgen Klopp. Kur Barça e bleu atë nga Borussia Dortmund, më 2017, për të zëvendësuar Neymar, kishte se konkurent Liverpool. Tri vite më vonë, francezi rishfaqet fuqishëm në orbitën e kampionëve aktualë europianë, të cilit duan ta forcojnë veten dhe ta rifitojnë fronin e humbur tashmë, këtë vit, pas eleminimit në 1/8 finale kundër Atlético Madrid.


    Kjo është arsyeja pse në Angli e lidhin anësorin e Barçës me “Reds”, sidomos nëse Timo Werner nuk do të zbarkojë në “Anfield”. Edhe pse po flasim për lojtarë të ndryshëm, Klopp e ka aspiratë të vjetër Dembélé. Trajneri gjerman nuk mundi ta stërviste francezin te BVD, por e ka pëlqyer në distancë, në klubin e tij të vjetër.

    Werner, 24 vjeç dhe autor i 24 golave ​​në Bundesligë, me Leipzig, është përparësia absolute për sulmin e “Reds”. Klauzola e lirimit të sulmuesit gjerman është 55 milionë euro, parashikuar deri më 15 qershor. Werner, i cili ishte alternativa kryesore e Barçës për Lautaro Martínez, tha më 2 maj se “ishte akoma në Leipzig, por po mendon të transferohet jashtë vendit”. Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, e hodhi poshtë dje nënshkrimin me sulmuesin gjerman në fjalë.

    Numërimi mbrapsht, për të njohur të ardhmen e Werner, ka filluar, me 15 qershorin si kufi. Veç tij, Liverpool ka Dembélé si plan B, për të forcuar repartin e përparmë në “Anfield”. Francezi nuk luan nga 27 nëntori, për shkak të dëmtimit të radhës, nga të shumtët, ndaj quhet “lojtar prej kristali”, me perspektivën e rikthimit në fushë së paku në korrik.

    Quique Setién ka konsideratë shumë të mirë për Dembele, por në kuadrin e sezonit të ardhshëm sheh “mbingarkesë” në sulm, çka mund të ndikojë në praninë e kufizuar të francezit në formacionin startues. Përveç Messit, Suárez, Griezmann, Braithwaite dhe Ansu Fati, Barça ka në mendje edhe një anësor si portugezi Trincao.

    Pastaj, objektivi i madh është nënshkrimi me Lautaro Martinez. E gjitha kjo e bën të panjohur të ardhmen e Dembélé, me një pagë të konsiderueshme, i cili nuk figuron në listën e zvogëluar të lojtarëve të paprekshëm në “Camp Nou”, si Messi, Ter Stegen, De Jong dhe Griezmann.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!