×
  • Sport
  • Sport

    Klopp ankohet pas humbjes së Liverpoolit: A po talleni me ne?

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 9:00

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur se skuadrës së tij është dashur t’i jepeshin dy penallti në humbjen 1:0 kundër Southampton në Premierligë.


    Klopp po ashtu e mbrojti sulmuesin e vet Sadio Mane, duke thënë se senegalezi nuk është mashtrues dhe se gjyqtari është dashur të jepte penallti në favor të tij, transmeton  Express.

    Të kuqtë pësuan disfatë 1:0 falë një goli të hershëm të Danny Ings, duke i dhënë mundësi Manchester Unitedit ta marrë primatin në garë për titull.

    Liverpooli ofroi pak në sulm gjatë ndeshjes së hënës mbrëma, por u ankua për dy penallti të cilat nuk iu dhanë as pas rishikimit të rasteve në VAR.

    Në njërin rast, gjuajtja e Georginio Wijnaldum e goditi dorën e kundërshtarit, ndërsa tjetri rast ishte një ndërhyrje e Kyle Walker-Peters ndaj Manes.

    “Situata më e qartë ishte kur Mane e kishte topin. Kushdo që përsëri thotë se Sadio Mane simulon është shakaxhiu më i madh në botë. Mane përpiqet të qëndrojë në këmbë. Ishin dy raste në të cilat ekipet e tjera do të fitonin penallti”, tha Klopp.

    “Pastaj prekja e topit me dorë, nuk e di se kush do të ma shpjegoj këtë mua”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!