×
  • Sport
  • Sport

    Klopp dhe Guardiola nuk pajtohen me orarin e ndeshjeve në FA

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 19:43

    Guardiola dhe Klopp bëhen bashkë kunder FA, Jurgen Klopp nuk do ta menaxhoj skuadrën në ndeshjen kthyese të FA Cup me Shrewsbury dhe e ka akuzuar Federatën se nuk është konsultuar me njerëzit përgjegjës kur e ka caktuar orarin e ndeshjes.


    Gjermani po planifikon të luaj me skuadrën U23 nën drejtimin e Neil Critchley të martën e ardhshme për tu dhënë pushim lojtarëve të skuadrës së parë.

    Për këtë gjë në mbështetje i ka dalë edhe kundërshtari i tij, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

    Spanjolli i ka thënë Federatës se nuk kanë të drejtë të përzihen në punët e trajnerëve për të treguar se cilët lojtar duhet të luajnë e cilët jo.

    Guardiola gjithashtu ka qenë kritik për orarin e ngjeshur në Angli ku pretendon se ngarkesa e madhe e punës po i lëndon lojtarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!