×
  • Sport
  • Sport

    Klopp e kërkon mesfushorin e Portos për ta zëvendësuar Wijnaldumin

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 23:58

    Wijnaldum së shpejti s’do të jetë më lojtar i Liverpoolit.


    Mesfushorit holandez do t’i skadojë kontrata në fund të muajit qershor dhe ka zëra se do të shkojë ose në Barcelonë, ose në Paris Saint Germain.

    Jurgen Klopp, trajneri i “Redsave”, tashmë ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e 30-vjecarit.

    Mediat në Angli raportojnë se Liverpooli është i interesuar për mesfushorin e Portos, Fabio Vieira, sipas Bruno Andrade.

    21-vjeçari është shpallur lojtari më i mirë në Euro U-21, pasi e ka ndihmuar Portugalinë të arrijë në finale.

    Ai ka kontratë me Porton deri më 2022 dhe është në bisedime me klubin për rinovimin e saj.

    Klopp e pëlqen Vieiran dhe do të bëjë gjithçka për ta marrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!