×
  • Sport
  • Sport

    Klopp e zbulon ditën se kur do të rikthehet Salah

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 14:02

    Jurgen Klopp tashmë e ka konfirmuar se kur do të rikthehet sulmuesi egjiptian, Mo Salah.


    Tekniku gjerman është i bindur se egjiptiani do të jetë i gatshëm për të mërkurën kundër, Napolit në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net.

    Sulmuesi egjiptian ishte në bankën e rezervistëve në fitoren e liderit të Premierligës kundër Crystal Palace të shtunën, pasi ai po vuan nga një lëndim në këmbë.

    “Mo është shumë mirë. Ai nuk qe në gjendje të stërvitë për nëntë ditë”, tha Klopp.

    “Ai ishte me Egjiptin, shkoi në shtëpi, stërviti 60-70 për qind pardje dhe dje ishte 100 për qind i gatshëm. U desh të vendosnim se a ta fusni titullar apo jo. Nuk e futem titullar, për pak sa nuk e futa në lojë më vonë por e shënuam golin e fitores”, shtoi ai.

    “Sot e pushuam. Salah kthehet të mërkurën”, tha Klopp pas ndeshjes.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!