Liverpooli nesër luan me Evertonin në udhëtim në kuadër të xhiros së pestë në Premier Ligë
Evertoni këtë sezon e ka nisur për mrekulli ku ka fituar katër ndeshjet e deritashme, derisa Liverpooli u turpërua nga Aston Villa xhiron e fundit duke humbur 7-2, shkruan Reporteri.net
Jurgen Klopp para kësaj ndeshje e ka vlerëuar lartë Evertonin si dhe Carlo Ancelottin.
“Do të luajmë me një ekip shumë të fortë, që drejtohet nga një trajner i jashtëzakonshëm. Respekti dhe konsiderata ime për Ancelottin nuk ka qenë kurrë një sekret. E respektoj shumë si trajner, por edhe më shumë si njeri, pasi është i përsosur,” ka thënë Klopp.
“Kur Ancelotti erdhi te Evertoni, mendova direkt që na u shtua edhe një rival. Këtë verë ata bënë lëvizjet e duhura në merkato dhe tani kanë krijuar një grup solid, që di të sillet mirë në fushë. Mendoj se nesër na pret një derbi shumë i vështirë, por duam të fitojmë, për të harruar atë humbje ndaj Aston Villës,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.