Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur për BT Sport në përfundim të ndeshjes kundër Salzburg.
“Është më mirë ta mësosh mësimin gjatë ndeshjes, sesa të flasësh për të pas saj. Mendoj se kemi qenë të jashtëzakonshëm në 30 minutat e para, më pas Salzburg-u ndryshoi sistemin e lojës dhe ne humbëm topin. Kjo na krijoi shumë probleme”, deklaroi Klopp.
“Nuk jam i zemëruar. Skuadra ka luajtur mirë dhe ka luftuar për të marrë fitoren. Ky është një grup i vështirë, por i donim tri pikët dhe tani jemi në lojë”, ka deklaruar Klopp.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.