Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar ashpër gjyqtarin Paul Tierney në fushën e lojës pas barazimit të skuadrës së tij 2:2 me Tottenhamin të dielën, duke i thënë se nuk ka telashe me asnjë gjyqtar tjetër përveç tij.
Klopp këmbënguli se Harry Kane është dashur të përjashtohej me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër dhe të rrezikshme në Andy Robertsonin në pjesën e parë, për të cilën sulmuesi anglez u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, raporton Gazeta Express.
Ai u ankua po ashtu se Diogo Jotas nuk iu dha një penallti pas një ndërhyrjeje të Emerson Royal ndaj tij në zonë më vonë në pjesën e parë.
Më vonë, Robertson u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje ndaj Royalit.
Klopp nuk u ankua për këtë vendim të gjyqtarit, por deshi të dinte pse VAR-i nuk ndërhyu për ta rishikuar faullin e Kane ndaj Robertsonit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Kloppi u fut në fushë për ta gjetur Tierneyn dhe mikrofonat në fushë e kapën bisedën mes tyre.
“Unë nuk kam telashe me asnjë gjyqtar, vetëm me ty”, Klopp i tha gjyqtarit Tierney.
“Ju po më thoni se nuk është penallti sepse ai (Jota) u ndal?” e pyeti Kloppi i mllefosur gjyqtarin Tierney.
Si pasojë e këtij barazimi, që është ndeshja e parë në shtatë të fundit që Liverpooli lëshon pikë, skuadra e Jurgen Kloppit tani ngel tri pikë mbrapa liderit Manchester City në garë për titull por e rrit në tri pikë epërsinë ndaj Chelseat që është i tretë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.