×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: Ishte ndeshje e mirë, ne i mposhtëm ata vetëm në pjesën e dytë

    Reporteri
    01 Shkurt 2020 | 19:04

    Skuadra e Liverpoolit arrit që me rezultat të thellë ta mposhtë Southamptonin në kuadër të xhiros së 25’të në Premierligë.


    “The Reds” shënuan katër gola me Chamberlain i cili hapi serinë në minutën e 47’të, për të vazhduar pastaj me Henderson dhe dy gola nga Mo Salah, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, pas kësaj fitore, tekniku i Liverpoolit, Jurgen Klopp u shpreh i lumtur me përformacën e djelmoshave të tij po tha se nuk ishin edhe të sigurt, pasi pjesa e parë ishte e vështirë për ta.

    “Ne dhamë gjithçka në pjesën e dytë edhe pse rezultati mu duk i çuditshëm, pasi pjesa e  parë ishte shumë më e fortë”, tha fillimisht Klopp.

    “Ata kishin shumë goditje në portën tonë dhe ne ndryshuam në pjesën e dytë. Kjo na ndihmoi shumë dhe ne më nuk u ndalem”.

    “Edhe kur ishim në 4-0, skuadra e  Southamptonit nuk u ndale as edhe për një çast, kam shumë respekt për ta”.

    Një moment penalltie për Southamptonin para golit të parë të Liverpool:

    “Ishte një moment thelbësor. Ndoshta ndeshja nuk do të përfundonte me kaq gola, por loja do të kishte kaluar në një drejtim tjetër”, tha Klopp./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!