×
  • Sport
  • Sport

    Klopp komenton ardhjen e Mourinhos në krye të Tottenhamit: Sa shpejt ndryshojnë gjërat!

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 12:58

    Jose Mourinho është rikthyer në Premier Ligë dhe tani si trajner i Tottenhamit


    Tekniku portugez është në qendër të vëmendjes këto ditë, pasi mori drejtimin e klubit nga Londra e Veriut, shkruan Reporteri.net

    Ai do të debutojë këtë vikend ku Tottenhami luan si mysafir te West Ham.

    Jurgen Klopp e ka komentuar rikthimin e ‘Special One’ në Premier Ligë.

    “Mirë se u ktheve Jose, haha! Është mirë që e kemi përsëri atë. Ai ishte i dëshpëruar dhe këtë mund ta shihnit gjatë kohës sa nuk ishte trajner,” ka thënë Klopp në konferencën e fundit për shtyp.

    “Sa shpejt ndryshojnë gjërat. Pesë muaj më parë luajti Poch në finalen e Ligës së Kampionëve, tani ai është në pushime. Ai bëri punë të shkëlqyeshme në Tottenham,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!