Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka lavdëruar lojtarët e rinj të skuadrës së tij, të cilët arritën të sigurojnë fitore bindëse me rezultat 6:0 në ndeshjen miqësore kundër Blackburnit.
Gjatë përgatitjeve për kthimin e Premierligën më 17 qershor, Liverpooli e ka pasur mundësinë të zhvillojë ndeshje miqësore kundër klubeve të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, transmeton Gazeta Express.
Përderisa Arsenali pësoi disfatë me rezultat 3:2 kundër Brentfordit, befasi të tilla nuk pati në ndeshjen e Liverpoolit, pasi që djemtë e Kloppit siguruan fitore bindëse – gjë që e gëzoi trajnerin gjerman.
“Është shumë e këndshme. Nuk po flas vetëm për golin e Leighton Clarkson, por për situatat në të cilat ai e vendoste veten. Mendoj se pasimi i parë ishte mes dy sulmuesve, ai shkoi në pozitën e gjashtëshit, ku ndihet i qetë”, ka thënë Klopp.
“Mund t’u mësojmë këtyre djemve shumë, por edhe ata duhet të sjellin shumë në skuadër. Natyrisht, baza e Leighton nuk është e keqe dhe edhe Jake Cain luajti shumë mirë. Të gjithë ata luajtën shumë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.