Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është prononcuar pas humbjes nga Atletico Madridi.
Gjermani komplimentoi skuadrën spanjolle për mbrojtjen e jashtëzakonshme, teksa në fund u uroi mirëseardhje në shtëpinë e tyre, “Anfield”, pasi gjithnjë sipas tij nuk ka mbaruar asgjë, akoma.
“Nuk ishte saktësisht ajo çka duhej të ndodhte, por ndodhi. Ishte lufta në fushë ajo që e pritëm dhe atmosfera poashtu. Megjithatë, më pëlqyen disa sekuenca të sfidës, paasi djemtë i zbatuan urdhërat. Jemi vetëm 1-0 pas pjesës së parë dhe në të dytën luajmë vendas”, tha fillimisht ai.
Ndërkaq, në fund fare shtoi faktin se asgjë nuk ka përfunduar.“Kur jeni duke humbur 1-0 nga ekipet e tilla, pra të specializuara në mbrojtje, është tejet e vështirë për t’u rikthyer.
Gjithsesi, kemi edhe një pjesë për ta zhvilluar, andaj mirë se vini në “Anfield”, pasi s’ka mbaruar asgjë”, përfundoi njeriu që po shënon histori me skuadrën nga Merseyside Red.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.