Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, Liverpooli do të takohet me Salzburgun në një ndeshje që është e vlefshëm për ta kaluar grupin E’ dhe për të vazhduar për 1/16 e finales.
Skuadra e Klopp po kalon momente të mira në Premierligë, ku aktualisht zë vendin e parë, ndërsa për Ligën e Kampionëve, skuadra e teknikut gjerman duhet ta fitojë ndeshje kundër Salzburgut nëse dëshirojnë të vazhdojnë tutje, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse ndodhen në vendin e parë të grupit E’ me plotë 10 pikë, rreziku qëndron tek Napoli dhe Salzburgu.
Ndërkaq, në një konferencë për media para takimi të natë së sotme, foli edhe tekniku, Klopp ku e cilësoi këtë takim si një finale të madhe.
“Të gjithë e dinë që është një finale dhe ne jemi të përgatitur – Salzburgu duan që me çdo kusht të fitojë kundër nesh,” tha Jurgen Klopp.
“Ne nuk jemi ngopur me trofe nga “Championsit” dhe jemi akoma ambiciozë, të çmendur, do të hyjmë në fushë për të fituar.
“Nuk është se pres që ne të kalojmë, por pres që ne të luajmë ndeshjen më të mirë që kemin luajtur ndonjëherë”, përfundoi ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.