×
  • Sport
  • Sport

    Klopp: Nëse Liverpooli ma bën një gjë të tillë, unë do të largohesha menjëherë nga klubi

    Reporteri
    04 Tetor 2019 | 17:49

    Jurgen Klopp ka thënë se nëse Liverpooli do ta publikonte ndonjë video të tij se çfarë flet në dhomat e zhveshjes me lojtarët atëherë ai do të largohej nga klubi


    Sot është publikuar një video nga fjalimi i trajnerit të Salzburgut, Jesse Marschs në dhomat e zhveshjes, shkruan Reporteri.net

    Liverpooli luajti me Salzburgun të mërkurën mbrëma dhe fitoi 4-3, ndërsa ndeshja ishte intersante ku nga ‘Të Kuqtë’ fillmisht ishin duke fituar 3-0, por austrikët barazun në 3-3.

    Gjatë pushimit të pjesëve Jesse Marsch mbajti një fjalim të fuqishëm për lojtarët e Salzburgut, të cilët më pas dhanë një paraqitje mbresëlënëse.

    Dhe tani gazetarët e kanë pyetur Jurgen Kloppin sot në konferencë për shtyp rreth kësaj çështje me gjermanin që ka thënë se nëse Liverpooli do t’i publikonte ndonjë video të tillë si ajo e trajnerit të Salzburgut, atëherë ai do të largohej nga klubi.

    “Nëse LFCTV[kanali zyrtar i klubit të Liverpoolit] do ta publikonte një video si kjo, unë do të largohesha menjëherë nga klubi,” ka thënë Klopp. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!