Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij nuk do të jetë në gjendje ta zërë kurrë Manchester Cityn nëse vazhdon të luajë si në disfatën 1:0 kundër Leicester Cityt të martën.
Të kuqtë patën vështirësi të krijonin raste shënimi dhe Mohamed Salah e humbi penalltinë në pjesën e parë, para se Ademola Lookman të shënonte për Leicesterin në minutën e 59-të, raporton Gazeta Express.
Kjo disfatë e mban Liverpoolin gjashtë pikë mbrapa kampionit dhe liderit Manchester City dhe është një goditje ndaj shpresave të tij për titull në Premierligë.
City do t’i zhvillojë dy ndeshje para ndeshjes së ardhshme të Liverpoolit të dielën, 2 janar, kundër Chelseat, që do të thotë se djelmoshat e Kloppit mund të ngelin 12 pikë mbrapa skuadrës së Pep Guardiolës nëse ajo i fiton të dy ndeshjet.
“Chelsea dhe ne do të luajmë ndaj njëri-tjetrit, prandaj nuk do të mundë të fitojmë pikë të dy palët. Na vjen keq por plani ynë sonte nuk ishte t’ia jepnim mundësinë Cityt të na ikë neve”, tha Klopp.
“Por nëse luajmë si sonte (e marte), atëherë nuk duhet të mendojmë se si do ta kapim Cityn. Por nëse e luajmë futbollin tonë normal, mund t’i fitojmë ndeshjet normale”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.