×
  • Sport
  • Sport

    Klopp paralajmëron tërheqjen e Liverpoolit nga ky kompetcion

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 10:48

    Jurgen Klopp ka thënë se nëse nuk do të gjendet një datë e përshtatshme për ndeshjen çerekfinale të Carabao Cup, atëherë Liverpooli do të tërhiqet nga ky kompeticion


    Liverpooli mbrëmë eliminoi Arsenalin nga Carabao Cup vetëm pas ekzekutimit të penalltive pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 5-5, shkruan Reporteri.net

    Tani, ‘Të Kuqtë’ janë në çerekfinale të këtij kompetcioni, ndërsa Klopp ia ka vendosur një kusht që kjo ndeshje të luhet në një orar të përshtatshëm, pasi Liverpooli në dhjetor do të jetë edhe në Katar për të zhvilluar Botërorin e klubeve.

    “Nëse ata nuk gjejnë një vend për ne, një vend të përshtatshëm, jo në 3 të mëngjesit në ditën e Krishtlindjes, atëherë ne nuk e luajmë atë,” ka thënë Klopp.

    “Ju duhet të mendoni për këto gjëra. Nëse keni një listë të ndeshjeve ku një skuadër nuk mund të jetë pjesë e të gjitha ndeshjeve, atëherë duhet të mendoni për të.

    “Ne nuk do të jemi viktimë e këtij problemi. Ne kemi luajtur [të Mërkurën] dhe kemi dashur të fitojmë. Nëse ata nuk gjejnë një datë të duhur për ne, atëherë ne nuk mund të luajmë raundin tjetër dhe kushdo që është kundërshtari ynë do të kalojë – ose Arsenali do ta luajë atë. Unë nuk mund ta ndryshoj atë. Shumë njerëz nga Premier Ligë shikuan sonte ndeshjen në televizor duke shpresuar se Arsenali do të fitojë. Por, më vije keq!,” përfundoi Klopp.

    Ndryshe, Liverpooli në çerekfinalen e Carabao Cup do të përballet me Aston Villën me ndeshjen që në orar është që të luhet më 16 dhjetor. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!