Liverpooli sot shënoi fitore dramatike ndaj Leicesterit 2-1 në minutat e fundit, por lajmi i keq është se Mo Salah pësoi një lëndim, për të cilin akoma nuk i dihet shkalla se sa i rëndë është
Liverpooli po kërkonte me ngulm fitoren ndaj Leicesterit me yllin egjiptian që u nis për mrekulli gjatë një aksioni, por u ndalua në mënyrë të palejuar nga Hamza Choudhury, shkruan Reporteri.net
Pas ndeshjes Klopp e ka komentuar këtë ndërhyrje ku ka thënë se Salah nuk është mirë dhe pati edhe disa fjalë për kokëshkurren e Leicesterit.
“Unë nuk po e kuptoj se si ai[Choudhury] mund ta bënte një ndërhyrje të tillë,” ka thënë fillimisht Klopp.
“Topi është larg dhe Salah është mjaft i shpejt dhe nëse e rrëzoni atë kur topi është para atëherë për mua ekziston vetëm një karton[duke aluduar në kartonin e kuq].
“Me këto komente nuk dua t’i bëj probleme djalit [Choudhury] por ai duhet të qetësohet nëse e gjen veten përsëri në situata të tilla. Ai është një lojtar i mirë, në dy vitet e fundit ai ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në Leicester, por ky lloj faullash nuk mund të pranohet,”.
Ndryshe, Liverpooli në tetë ndeshjet e para në Premier Ligë ka arritur tetë fitore dhe është lider i padiskuteshëm me 24 pikë. /Reporteri.net/
?? Jurgen Klopp on Hamza Choudhury’s challenge on @MoSalah:
?♂️ “It’s a player who is in a full sprint, if you bring him down without ball around…”
? “…for me it’s only one colour.”
? “It’s dangerous as hell.”
? Not happy. pic.twitter.com/TAgFyPlFw8
— SPORF (@Sporf) October 5, 2019