Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reaguar më në fund pas humbjes së United nga City, ku ekipi i “The Reds” prisnin nga rivali i përbetuar ta mposhtin apo të paktën barazojnë me citizens, shkruan Reporteri.net.
Për kundër se City tani renditet i pari me një pikë më tepër se Liverpooli kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në mbyllje të Premier Leagues, Klopp beson se titulli është ende në garë.
“Gjithçka ndodhi pikërisht ashtu siç prisja të ndodhte. Manchester Unitedi luajti shumë mirë ne pjesën e parë, por në këtë moment ata nuk mund ta ndalin Cityn për 90 minuta. Për mua, gjithçka është mirë dhe vendimi nuk është marrë ende. Nuk është që nata e kaluar ishte ndeshja e fundit e sezonit. Ishte vetëm një tjetër ndeshje e Manchester Cityt, ata e merituan fitoren”, ka deklaruar Klopp.
Nëse Liverpooli e mposht Huddersfieldin, klubi në kreun e Premierligës do të ndryshohet për të 29-tën herë, shifër kjo rekord për një sezon në ligën e Anglisë.
Kloppi beson se niveli i përqendrimit në skuadrën e Cityt është maksimal , mirëpo ai beson se edhe skuadra e tij është po kaq e përqendruar që ta fitojë titullin e kampionit nëse veç dështon ekipi i Pep Guardiolas. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.