Jurgen Klopp ka thënë se skuadra e tij kryen ngrohjet gjithmonë më herët, vetëm që Mo Salah dhe Sadio Mane të kenë mundësi që të pastrohen, ashtu siç e kërkon feja e tyre, ajo Islame
Klopp ka treguar se Mane dhe Salah gjithmonë pastrohen para ndeshjeve dhe se skuadra përfundon ngrohjet më shpejt shkaku i këtyre dy futbollsitëve, shkruan Reporteri.net
“Myslimanët lajnë trupin e tyre shumë shpesh në situata specifike. Kështu që ne gjithmonë mbarojmë ngrohjet tona dy minuta më herët për t’u dhënë kohë lojtarëve tanë myslimanë si Mané dhe Salah të lahen para ndeshjes, siç kërkohet nga Islami,” ka thënë Klopp.
“Unë nuk e kam problem t’u jap atyre këto dy minuta për t’i dhënë kohë të bëjnë diçka absolutisht shumë të rëndësishme për ta.
“Më pëlqen të kem një ekip të tillë “multikulturor”! Unë do të thoja që të kesh ambasadorë kaq të mirë të fesë myslimane në ekipin tonë është vërtet diçka e mrekullueshme,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.