×
  • Sport
  • Sport

    Klopp tregon pse nuk është i përfshirë Salah në skuadrën e Liverpoolit për derbin kundër Manchester Unitedit

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 17:11

    Liverpooli pas pak luan me Manchester Unitedin në derbin e xhiros së nëntë në Premier Ligë


    Tifozët e Liverpoolit u befasuan kur panë formacionin zyrtar kundër Manchester Unitedit dhe aty mungonte ylli egjipitan, shkruan Reporteri.net

    Salah nuk është madje as në bankë rezervë pasi siç thotë Klopp ai nuk është i gatshëm të luante sot shkaku i lëndimit që pësoi xhiron e fundit në ndeshjen kundër Leicesterit.

    “Mo nuk ishte gati, është kjo që është. Ai nuk mundi të stërvisë me skuadrën. Nuk e di se nga erdhi ajo që të gjithë thonin se ai do të luajë. Thuajse nuk kishte fare gjasë për të sot, ndoshta për të mërkurën, të shohim,” ka thënë Klopp. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!