Jurgen Klopp është shfaqur në një konferencë për media para ndeshjes që skuadra e tij do ta luajë këtë fundjavë kundër Tottenhamit
Xherdan Shaqiri është duke kaluar njërin nga sezonet më të vështira, dhe krejt kjo shkaku i lëndimeve, shkruan Reporteri.net
Klopp në konferencën e fundit ka thënë se Shaqirit i nevojitet më shumë kohë për t’u rikuperuar shkaku se ai i ka muskujt e mëdhenj.
“E pashë Shaqirin këtë mëngjes dhe fola me të. Do të duhet edhe pak kohë. Muskujt e mëdhenj, për fat të keq, duhet pak më shumë kohë për t’u shëruar,” ka thënë trajneri gjerman.
Ndryshe, mesfushori nga Zhegra këtë edicion ka luajtur vetëm 11 minuta me Liverpoolin në Premier Ligë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.