Xherdan Shaqiri nuk do të jetë i përfshirë me Liverpoolin as për sfidën kundër Norwich, shkaku i lëndimit
Ylli nga Zhegra nuk po ka fat këtë edicion me lëndime dhe si duket në verë pritet të largohet nga Liverpooli, shkruan Reporteri.net
Klopp ka bërë të ditur se Shaqiri vazhdon të mungojë në stërvitje për shkak të lëndimit dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e kësaj fundjave që ‘Të Kuqtë’ e luajnë me Norwichin.
Klopp: “It looks like, apart from [Xherdan] Shaqiri, [Nathaniel] Clyne and [Paul] Glatzel, all players are in training. They trained from Monday on, throughout the week and are in contention.” https://t.co/wgcchUMeLm
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) February 14, 2020
“Përveç Shaqirit, Clyne dhe Glatzel, të gjithë lojtarët tjerë janë në stërvitje,” ka thënë Klopp.
Ndryshe, Liverpooli është rrugës së mirë për t’u shpallur kampion i Premier Ligës pasi është lider me 73 pikë, duke lënë prapa Cityn që ka 51 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.