Trajneri Jurgen Klopp bëri shaka duke thënë se ai do t’i besonte lojtarëve të Liverpoolit edhe të kujdesen për fëmijët e tij, pasi skuadra e tij kaloi me 19 pikë epërsi në krye të Premierligës, pas fitores 2:0 kundër West Hamit.
Pas ndeshjes, Klopp tha se taktikat e mbrojtjes së West Hamit e bënë detyrën e Liverpoolit më të vështirë, mirëpo ai e lavdëroi aftësinë e skuadrës së tij për t’i marrë tre pikët e kësaj ndeshjeje.
“Nuk ishte një paraqitje brilante, kundër një skuadre që duket se është e pasigurt për momentin. Por, neve ata na i bënë detyrën mjaft të vështirë”, u shpreh Kloppi, transmeton express.
“Një element i rëndësishëm në futboll është kundërsulmimi i kundërsulmeve, por për këtë gjë ti ke nevojë që skuadra kundërshtare të ketë aksione dhe ta fitojë topin e ta përdorë hapësirën”.
“Ne nuk kishim problem me motivimin. E patëm të vështirë ta gjejmë ritmin dhe ta mbajmë atë dhe të qëndrojmë të përqendruar. Unë mendoj se ne ia dhamë atyre mundësitë më të mira”.
“Këtyre djemve do t’ia jepja edhe fëmijët e mi për t’u kujdesur për ta. U besoj atyre 100 për qind, por në këto situata ka gabime qesharake. S’ka të bëjë me motivimin. Thjesht duhet të qëndrojmë të motivuar vazhdimisht dhe kjo është e vështirë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.