Jurgen Klopp së fundmi ka emëruar lojtarin më të mirë që ka menaxhuar ndonjëherë.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Robert Lewandowski është lojtari më i mirë që ai ka menaxhuar.
“Robert Lewandowski. Në të vërtetë nuk do të jetë e drejtë të thuash këtë për ndonjë lojtar tjetër përveç Lewy,” i tha Jurgen Klopp Sport Bild kur u pyet për lojtarin më të mirë që ka menaxhuar ndonjëherë.
“Ajo që ai ka bërë nga potenciali i tij, si e shtyu veten të bëhej lojtari që është sot, kjo është e jashtëzakonshme”.
“Nëse çdo lojtar ka një zhvillim të ngjashëm me Lewandowski, atëherë bota e futbollit do të ishte krejtësisht e çmendur”.
“Lewandowski bëri çdo hap që duhej të bënte për t’u bërë një ‘makineri’ e golit që është sot. Ai e di saktësisht se çfarë të bëjë në çdo situatë. Unë do të doja ta falënderoja atë dhe të gjithë lojtarët e tjerë që e bënë atë të duket sikurse unë jam një trajner shumë i mirë ”.
Polaku është zhvilluar në sulmuesin më të mirë në botë gjatë dy sezoneve të fundit, duke shënuar shumë gola dhe madje ka fituar gjashtë trofe brenda një sezoni me Bavarezët.
Megjithatë, ky është një kompliment i madh që vjen nga Jurgen Klopp, i cili tani ka menaxhuar lojtarë të mëdhenj sikurse Mohamed Salah, Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.