×
  • Sport
  • Sport

    Klubet angleze bashkojnë forcat kundër arabëve të Newcastle

    Reporteri
    19 Tetor 2021 | 18:40

    Arabët e PIF kanë ardhur me ambicie të mëdha në krye të Newcastle, megjithatë duket se po hasin më shumë vështirësi sesa e kishin parashikuar dhe telashet po u shtohen nga dita në ditë.

    Hapi i parë i tyre ishte të gjenin një trajner tjetër që të marrë vendin e Steve Bruce, por deri tani asnjë nga emrat e njohur si Conte, Zidane, Rodgers, etj., nuk kanë pranuar të ulen në stolin e “Magpies”.

    Së fundi arabët duhet të bëjnë llogaritë edhe me rivalët e tyre në Premier League, të cilët kanë bashkuar votat për të bllokuar investimet e menjëhershme të PIF në arkat e klubit anglez.

    Sipas mediave angleze, Premier League ka kaluar me 18 vota pro, Newcastle kundër dhe Manchester City-n abstenim rregullin që ndalon lidhjen e marrëveshjeve të klubeve, me kompani në pronësi të aksionerëve të tyre.

    Thënë ndryshe, kompanitë arabe që lidhen direkt apo indirekt me PIF-in, nuk do të mund të lidhin dot marrëveshje sponsorizimi me Newcastle. Ky veprim është cilësuar si shkelje e konkurrencës nga “Magpies”, ndërsa premier League e ka arsyetuar si të domosdoshëm, për të mos i lejuar PIF-it në dorë instrumentin për të shmangur Fair Play-n Financiar.

    Në këto kushte, arabët duhet të studiojnë mënyrat ligjore për të çuar para në arkat e Newcastle, pasi vetëm kështu mund të joshin trajnerë e futbollistë për t’i afruar në ekip.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!