×
  • Sport
  • Sport

    Klubet e Premier Ligës paguan 409 milionë funte për agjentët e lojtarëve

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 19:51

    Chelsea ka paguar më shumë se 75 milionë funte për agjentët e futbollit dhe ndërmjetësuesit për një periudhë 1 vjeçare, teksa klubet e Premier Ligës në total kanë shpenzuar 409 milionë funte për këta agjentë, raporton BBC.

    Manchester City ka paguar deri në 60 milionë funte, sipas shifrave të publikuara nga Federata.

    Chelsea dhe City janë dy klubet që kanë shpenzuar më së shumti për agjentët e futbollit, me Manchester Unitedin që gjendet në pozitën e tretë me 34 milionë funte të shpenzuara.

    Liverpooli ka shpenzuar 31.5 milionë funte, Arsenali 24.7, Aston Villa 21.1 milionë funte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!