×
  • Sport
  • Sport / Gabimet e teknologjisë

    Klubet e Premier Ligës pritet të votojnë për heqjen e VAR-it

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 20:02

    Klubet e Premier Ligës pritet të mbajnë një votim në mbledhjen e tyre vjetore gjatë muajit qershor, në lidhje me heqjen e sistemit të VAR-it nga sezoni i ardhshëm, raporton “The Athletic”.

    VAR-i është përdorur që prej vitit 2019 dhe ka përmirësuar vendimmarrjen në fushë, mirëpo ka nxitur pakënaqësi të shumta në disa raste.

    Vetëm sivjet janë marrë disa vendime të gabuara, duke nxitur kritikat ndaj VAR-it nga disa ekipe, teksa fansat kanë vënë në dyshim integritetin e garës.

    Propozimi është ngritur nga Wolverhamptoni dhe kjo automatikisht bën thirrje për votim nga përfaqësuesit e 20 klubeve që do të mblidhen më 6 qershor, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Wolves ka deklaruar se deri te vendimi ka ardhur pas analizës së kujdesshme dhe me respekt për gjyqtarët.

    “Ujqit” kanë thënë se e kanë pranuar VAR-in në mirëbesim dhe në interes të futbollit, por pas disa vitesh përdorim ka ardhur në përfundimin se teknologjia ka ndikuar keq në shumë raste:

    Ka ndikuar në festimin e golave dhe pasionin spontan që e bëjnë futbollin të veçantë;

    Pakënaqësi dhe huti brenda stadiumit shkaku i kohës së gjatë deri te vendimi

    Atmosferë armiqësore në stadium pas vendimeve

    Minim i përgjegjësisë së gjyqtarëve në fushë

    Gabimet e vazhdueshme

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!