Kampionati elitar në futbollin kosovar ka shënuar rritje të jashtëzakonshme në klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s.
Tashmë Superliga e Kosovës renditet në pozitën e 48-të të ranklistës së ‘shtëpisë’ më të madhe të futbollit evropian, duke bërë përparim për katër pozita, shkruan Gazetasheshi.com.
Pikët e fituara nga Klubi Futbollistik “Drita” në Ligën e Evropës, pas kualifikimit në fazën e tretë të garave, si dhe kalimi i turit parakulifikues i Gjilanit, po ashtu në Ligën e Evropës ka bërë që Kosova të ngritet për katër edicione.
Situata me “Covid-19” ka penalizuar klubet kosovare, sidomos atë të Prishtinës, e cila u eleminua pa ndeshje nga garat ndërkombëtare, shkak rastet me ‘koronavirus’ brenda skuadrës.
Me të njejtën problematikë ishte ballafaquar edhe Drita në fazën parakualifikuese në Nyon të Zvcirës, me ç’rast po ashtu ishte eleminuar pa e zhvilluar ndeshjen finale.
Megjithëse, klubi gjilanas ka bërë ankesë në CAS dhe është në pritje të vendimit, përparime tejet të mëdha janë bërë për kampionatin elitar të futbollit kosovar.
Tashmë Kosova ka lënë prapa kampionatet e Gjibraltarit, Malit të Zi, Uellsit dhe Islandës.
Superliga e Kosovës tashmë renditet në pozitën e 48-të të kampioneve në Evropë dhe nga edicioni i radhës klubet kosovare do të luajnë direkt në fazën kualifikuese.
Drita FC ka bërë progres për 90 vende në ranklistën e UEFA-s për klubet evropiane, ndërkohë FC Prishtina ka zbritur për disa pozita.
SC Gjilani është futur në listën e klubeve me koeficient në Evropë, teksa Feronikeli dhe Trepça ’89 kanë mbetur aty ku ishin edhe në ranklistën e kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.