×
  • Sport
  • Sport

    Klubi anglez ia mësyn Iscos

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 16:30

    Klubi anglez synon ta përforcojë fazën ofanzive me futbollistët e Real Madridit


    Evertoni po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

    Klubi anglez ia ka mësyrë La Ligas, më saktësisht kryeqytetit spanjoll.

    Sipas mediumit “Defensa Central”, klubi nga Liverpooli e kërkon dyshen e Real Madridit, Isco dhe Luka Jovic.

    Trajneri Rafa Benitez ka kërkuar përforcime në fazën ofanzive, shkruan Gazeta Express.

    Dhe, spanjolli i do në “Goodison Park” dy lojtarët në fjalë, qoftë edhe në formë huazimi.

    Isco ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Realit.

    Kurse, Jovic është i lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!