Fulhami po punon për të sjellë një portier të ri këtë afat kalimtar veror.
Bisedimet, sipas Fabrizio Romano, janë duke vazhduar me Arsenalin për Bernd Lenon dhe Barcelonën për Neton.
Fulhami synon të nënshkruajë me njërin nga portierët, pasi nga klubi besojnë se janë të vetëm në garë.
Neto besohet se e dëshiron largimin nga Barcelona këtë verë pasi dëshiron që të ketë më shumë minuta në ekipin e parë.
Ai luajti vetëm 360 minuta për katalunasit në të gjitha garat gjatë sezonit 2021/22.
Sipas Romanos, klubi anglez është në bisedime me Barçën për portierin 33-vjeçar, pasi nuk po arrin marrëveshje me Arsenalin rreth çmimit për transferimin e Lenos.
Fulham are working on new goalkeeper. Talks ongoing with Arsenal for Leno but still no full agreement on the fee – that's why there are also discussions with Barcelona for Neto ⚪️⚫️ #FulhamFC
Fulham, in strong position as they feel they're alone in the race for both goalkeepers.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.