×
  • Sport
  • Sport

    Klubi gjerman e vë në shënjestër mesfushorin shqiptar

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 21:46

    Pavarësisht kushteve, organizimit dhe infrastrukturës në futbollin kosovar, nga Kosova dalin shumë talentë të rinj nga Kosova, të cilët janë pjesë e skuadrave të mëdha në Evropë, përcjell Reporteri.net.

    Një i tillë është edhe mesfushori i Servette, Kastriot Imeri për të cilin po raportohet se iu janë vënë pas drejtuesit e skuadrës gjermane, Frankfurt

    Blick shkruan se nëse ka ndonjë që ka dyshime për klasin e padiskutueshëm të Kastriot Imerit, duhet të shikojë sërish fitoren e skuadrës së tij 2-1 ndaj FC Sion.

    “Teknikisht i shkëlqyeshëm edhe pse 21-vjeçar, ai shënoi një gol të bukur në atë ndeshje”

    “Afër 10 mijë shikues në Stade de Genève ishin të mahnitur, por në mesin e tyre ishte edhe skaut nga Eitracht Frankfur”, shkruan Blick.

    Tani, pothuajse tre javë më vonë, Eintracht po bëhet serioz për Imerin, duke përgatitur një ofertë milionëshe.

    Kontrata e tij zgjat deri në qershor 2023 dhe për drejtorin sportiv të Servettes, Philippe Senderos, është shansi i fundit për të gjeneruar para me transferimin e tij.

    Në dimër, klubi i Serie A, Genoa ofroi rreth 5 milionë euro për Imerin, por lojtari nuk e pëlqeu transferimin në atë kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!