×
  • Sport
  • Sport

    Klubi gjerman shet 100 mijë bileta për “ndeshjen e padukshme”

    Reporteri
    07 Prill 2020 | 18:49

    Një klub i kategorisë së katërt gjermane ka shitur më shumë se 100 mijë bileta për ndeshjen ndaj një “kundërshtari të padukshëm”, ndonëse mesatarisht luan para 3000 shikuesve.


    Lokomotive Leipzig ka shitur bileta elektronike me çmim prej një euro, për ngjarjen e paraparë të mbahet më 8 maj, raporton BBC.

    Drejtuesit e klubit po planifikojnë që në këtë mënyrë të përballen me presionin financiar që është paraqitur pas pezullimit të futbollit në vend për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Ky klub ka të kaluar shumë të ndritshme. Ka fituar titullin e parë të Gjermanisë në vitin 1903, me emrin VfB Leipzig.

    Kampanja ka nisur më 19 mars, ndërsa synohet shitja e 120 mijë biletave. Klubi pretendon se aq shikues ishin në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Fituesve të Kupave të UEFA-s, në vitin 1987 ndaj Bordeauxit.

    Klubi gjerman realizon të hyra mesatare prej 30 mijë eurove në ditët e ndeshjeve. 4498 ishte numri më i madh i shikuesve në një ndeshje si vendas të Leipzigut në këtë edicioni.

    Një zëdhënës i klubit i ka thënë BBC-së se ajo që planifikohet për 8 maj mbetet sekrete.

    “Do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë nga stadiumi, reflektorët do të ndizen dhe komentatorët tanë do të punojnë në ndeshje”, ka thënë ai. “Nuk mund të them më shumë në këtë moment”.

    Sipas zëdhënësit, paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të përdoren për të mbajtur gjallë klubin. Ai ka treguar se klubi i ka 300 futbollistë të rinj dhe se duhet të paguhet stafi dhe të mirëmbahen objektet.

    Klubi i themeluar 126 vjet më parë është paraqitur rregullisht në gara evropiane nga vitet 1960-ta deri në vitet 1980-ta.

    Kampanja në Kupën e Fituesve të Kupave të vitit 1987 ka mbetur në kujtesë. Leipzigu shkoi deri në finale ku pësoi 1:0 nga Ajaxi. Golin e vetëm e realizoi ylli Marco van Basten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!