Milot Rashica është shpallur prej anës së tifozëve të klubit Werder Bremenit si lojtari më i mirë i ekipit.
Reprezentuesi i Kosovës ka pasur një sezon fantastik në sezonin që lamë pas në Bundesligë duke shënuar nëntë gola dhe ka pasur pesë asistime.
Kjo ka bërë që lojtari të jetë në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave duke përfshirë edhe ekipin anglez të Leicester Cityt.
Kjo e fundit thuhet se po kërkon që të përforcohet para fillimit të sezonit të ri dhe njëri ndër lojtarët që po interesohen është edhe këmbëshpejti i dardanëve.
Gjithashtu 23-vjeçari raportohet se është kërkuar edhe nga Benfica, ku klubi gjerman ka refuzuar 18 milionë euro.
Ndryshe, Rashica gjatë javës së ardhshme pritet t’i bashkohet ekipit për fazën përgatitëse për sezonin e ri të kampionatit gjerman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.