×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i njohur evropian interesohet për Rashicën, drejtori sportiv nis bisedimet me Altin Lalën

    Reporteri
    02 Gusht 2020 | 16:18

    Napoli është i interesuar seriozisht për shërbimet e Milot Rashicës


    Sipas ‘Tuttsport’ Rashica është në listën e dëshirave të drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntolit, shkruan Reporteri.net

    Guintoli së fundi është takuar edhe me agjentin e Milotit, i cili është legjenda e Kombëtares shqiptare, Altin Lala.

    Në rast se Miloti do të transferohet te Napoli aty do ta gjente bashkëlojtarin te Kosova, Amir Rrahmanin, i cili në janar kishte nënshkruar kontratë me napolitanët.

    Ndryshe, përveç Napolit për vushtrriasin po interesohen edhe klube të ndryshme nga Gjermania dhe Anglia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!