×
  • Sport
  • Sport

    Klubi kosovar i gatshëm ta ndërtojë një shtëpi për të prekurit nga tërmeti

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 23:34

    26 nëntori ishte një ditë fatkeqësie në Shqipëri pasi qyteti i Durrësit dhe më gjerë është goditur nga një tërmet i fuqishëm.


    Nga kjo fatkeqësi të vdekur kanë mbetur afro 50 persona kurse janë lënduar mbi 900 të tjerë.

    E dëmet materiale në këtë zonë ishin jashtëzakonisht të mëdha, duke bërë që shumë qytetar nga Shqipëria të vijnë drejt Kosovës për strehim.

    Ndërsa, klubi i Vllaznisë së Pozheranit duke parë këtë gjendje të jashtëzakonshme në këto zona, ka vendosur të ndërtojë një shtëpi në zonën e Thumanit.

    Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Vllaznisë në rrjetet sociale me anë të një postimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!